
Një aksident rrugor ka ndodhur pranë“Kryqëzimit të Shënkollit”, në Lezhë.
Në këtë aksident është përfshirë një kamionçinë dhe një makinë e vogël.
Dyshohet për 3 persona të plagosur.
Nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



