
Një 42-vjeçare ësgtë arrestuar nga Policia e Rinasit, nën akuzën se goditi për shkak të detyhrës një punonjëse të një koompanie ajrore. Sipas policisë së Tiranës, në pranga është vënë shtetasja Sh. K., ndaj së cilës rëndon akuza “Goditja për shkak të detyrës”.
“Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



