Zbutjen e akuzës në “plagosje e lehtë” për pjesëtarët e fisit Rraja në Borizanë të Krujës pas dhunës ndaj kushërinjve Bilbil e Jashar Maja, pasi këta të fundit ishin ankuar për shpërthimet në gurore, gazetari Sokol Bregu e sheh si të drejtë.
Për të mbrojtur këtë qëndrim të tij, nga studio e MCN Live, Bregu tha se nuk ekziston drejtësia në botë, por vetëm ligji dhe se kohët e fundit na kanë treguar se ka një respekt për ligjit duke iu referuar gjithmonë SPAK.
Për të hedhur poshtë një procedurë të tillë nga Prokuroria, duhet të hedhësh poshtë shkencën.
Nëse do të mbahej akuza e plagosjes së rëndë me dashje, do të duhej që të dy personat e goditur atë ditë duhet të kenë një organ të trupit të dëmtuar.
Nëse mjekët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka asnjë dëmtim të organeve të tyre, si mund ta klasifikonte në plagosje të rëndë me dashje?
Ndaj jam dakord në klasifikimin e veprës në “Plagosje e lehtë”. Eksperti ka arritur në konkluzionin se nuk ka asnjë dëmtim të rëndë në trupat e të rrahurve.
Shembjet nuk janë plagosje e rëndë. Duhet shtrim spitalor më shumë se 15 ditë, për tu klasifikuar plagosje e rëndë.
Duhet të bëjmë një ligj të ri vetëm se këta kanë mbiemrin Rraja? Nëse ka një manipulim në ekspertizën mjeko-ligjore hajde ta flasim.
Vetëm shkencën nuk e hedh dot poshtë.



