Grabiti dy banka në Tiranë, lihet në burg 50-vjeçari Robert Duka

Grabiti dy banka në Tiranë, lihet në burg 50-vjeçari Robert Duka

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj 50-vjeçarit Robert Duka i njohur edhe si Albert Duka, i akuzuar për grabitjen me armë të dy filialeve bankare në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

 

I arrestuari akuzohet se ka marrë rreth 120 mijë euro në total nga dy ngjarjet kriminale, të cilat kanë ndodhur pesë muaj larg njëra-tjetrës, duke ndjekur të njëjtën skemë.

 

Sipas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, 50-vjeçari nga Vlora kishte marrë një banesë me qira në kryeqytet dhe vepronte i maskuar.

 

Në grabitjen e parë të ndodhur më 2 qershor 2026, Duka hyri i armatosur në ambientet e filialit të OTP Bank te kryqëzimi i Komunës së Parisit dhe mori një shumë parash nga arka.

 

Në grabitjen e dytë, 2 nëntor 2026, pesë muaj më vonë, ai hyri sërish i maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi në dukje si pistoletë në filialin e Raiffeisen Bank në të njëjtën zonë, duke marrë pjesën tjetër të shumës.

 

Në të dyja rastet, pas daljes nga banka, autori është larguar me një monopatinë elektrike, të cilën më pas e fuste në një automjet të marrë me qira për të humbur gjurmët. Ai u identifikua dhe u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar "Gjuetari i Bankave".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy