Dogjën nga pakujdesia qindra rrënjë me ullinj, procedohen tre shtetas në Lushnjë e Divjakë

Dogjën nga pakujdesia qindra rrënjë me ullinj, procedohen tre shtetas në Lushnjë e Divjakë

Tre persona janë proceduar në bashkinë Lushnjë dhe Divjakë pasi iI kanë vënë zjarrin tokave, gjë e cila është shoqëruar pastaj më dëme të mëdha.

 Efektivet e policisë së Divjakës nisën procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., banues në fshatin Grabian, Divjakë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve A. K., D. K. dhe E. Sh.

 Ndërkohë në Lushnjë nisi procedimi penal për shtetasit Xh. S. dhe B. D., pasi kanë ndezur zjarr për djegien e barërave në tokat e tyre, përkatësisht në fshatin Thanasaj dhe Dushk, Lushnjë, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri, në pronësi të shtetasve Xh. S., G. K. dhe R. K.

 Ndezja e zjarreve në toka, po shkakton situate të rënda në disa qarqe të vendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy