Dhunohet fizikisht një person dhe i dëmtohet makina, në pranga një person në Vlorë, në kërkim xhaxhai

Dhunohet fizikisht një person dhe i dëmtohet makina, në pranga një person në Vlorë, në kërkim xhaxhai

Një person është vënë në prangat e policisë së Vlorës dhe xhaxhai i tij është shpallur në kërkim, të akuzuar se dhunuan për motive të dobëta një dhe i dëmtuan automjetin një personi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Selevec”, fshati Hoshtimë, Vlorë, një shtetas ishte dhunuar fizikisht dhe i kishin dëmtuar automjetin me sende të forta, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i informacioneve të marra, nga Forca e Posaçme Shqiponja u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 28 vjeç, banues në fshatin Panaja.

Drupal Ad

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. B., 47 vjeç, (xhaxhai i shtetasit K. B.) banues në fshatin Panaja.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, banues në Panaja, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy