Rama: Drejt përfundimit qyteza e re e Thumanës

Rama: Drejt përfundimit qyteza e re e Thumanës

 Një kompleks i madh rezidencial me gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare është drejt përfundimit të ndërtimit në Thumanë, ku po marrin formë pallatet e reja, shkolla si dhe banesat individuale.

Në një postim të fundit të kryeministrit Edi Rama, shihen shtëpitë dhe pallatet e rindërtuar, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019 që shkatërroi diçka dhe që mori edhe jetë njerëzish.

Rama, teksa poston videon dhe shkruan se puna kolosale flet vetë.

“MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje nga kantieri i qytezës së re të Thumanës, ku puna kolosale e Rindërtimit flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Programi i Rindërtimit në Thumanë është afër përfundimit të 14 pallateve, 278 apartamenteve dhe 167 banesave individuale.

Në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi dhe 37 426 m2 infrastrukturë rrugore. Po ashtu janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.

Në Thumanë do të ngrihet edhe zona e memories për të përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy