Një ditë pas atentatit në Rinas, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka pezulluar nga puna të gjithë zinxhirin komandues të strukturës së posaçme operacionale.
Drejtuesi i saj Eduart Merkaj tha se kanë nisur hetimin dhe verifikimin për mënyrën e rekrutimit të punonjësit të plagosurit, Mustafa Shaljani.



