Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar dy shtetas që kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe subjekte të ndryshme në qytet.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, janë arrestuar shtetasit: A. L., 35 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ata janë kapur në flagrancë ditën e djeshme, pasi kishin vjedhur një biçikletë.
Nga hetimet ka rezultuar se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 19.01.2025, ata kanë vjedhur me thyerje një biznes dhe kanë marrë disa pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si ai i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, dy biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera.
Të dy shtetasit kanë precedentë kriminalë për vjedhje.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



