Zjarret në bashkinë e Finiqit kanë hyrë në ditën e shtatë, duke përbërë rrezik serioz për banorët dhe pronat e tyre.
Flakët kanë përfshirë Parkun Natyror në Syrin e Kaltër, kanë djegur dy banesa dhe kanë detyruar evakuimin e dhjetëra personave.
Ndërhyrjet nga toka dhe ajri vijojnë, por vatrat ende nuk janë nën kontroll për shkak të erërave të forta.



