
Një konflikt ka ndodhur këtë të shtunë mes disa personave në qytetin e Vlorës, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç kanë shkuar për të marrë ndihmë në Spitalin e Vlorës. Ata dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me tre shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur "Vega", Vlorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.



