
Nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor, policia e Bulqizës nis procedimin penal për brigadierin dhe inxhinierin e një subjekti minerar.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për dy shtetas.
Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier; A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.



