Një i vdekur e pesë të plagosur nga të shtënat mes dy fiseve në Prishtinë

Një i vdekur e pesë të plagosur nga të shtënat mes dy fiseve në Prishtinë

Një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas sulmit me armë mes dy grupeve mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Gashi (Capat), në dritën e një incidenti të mëparshëm që përfshinte një të plagosur nga familja Capat disa muaj më parë.

I vrarë ka mbetur Premtin Gashi nga grupi i Capave, i cili ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit, dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Policia e Kosovës ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, duke shtuar pikat e kontrollit në lokacione të ndryshme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit e Mjekësisë Ligjore (IML) që e kanë tërhequr trupin për obduksion.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen Aktash në Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy