Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, ku një makinë ka rënë nga ura.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.



