Osmani: Gjatë javës mot i kthjellët por me temperatura të ulëta që do sjellin ngrica 

Osmani: Gjatë javës mot i kthjellët por me temperatura të ulëta që do sjellin ngrica 

Gjatë dy ditëve të fundit, moti është karaketrizuar me erëra të forta dhe reshje bore e ngrica kryesisht në veri e juglindje të vendit. 
Lidhur me këtë në një komunikim përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, Hakil Osmani nga METEOALB, thotë se në ditët në vijim pritet dobësim i erës dhe kthjellim i motit. 

"Shpejtësia e erës gjatë ditës ishte deri në 65 klm në ore, kurse në dittë në vijim do të kemi dobësim të erës, duke mos qenë me aq vështirësi për rajonin e Lezhës dhe rajonet tjera, ku do të kemi dominim tyë thjellimit. 


Për metereologun Osmani, moti gjatë javës do të kthjellohet, porse dita e premte do të jetë me ulje të vlerave termike edhe deri ne -0 gradë C kryesisht në zonat malore, ku për pasojë do të ketë ngrica në akset rrugore. 

"Kemi një rënje të ndjeshme të temperaturave, sot vlerat termale në zonat malore ishin -5 gradë C, do të vijoj rënja e vlerave termike, duke berë që të premten të kemi vlera termike edhe në -9 grad C ne zonat malore, jo vetëm aty, por edhe në ultësirën perëndimore, ku priten vlera nga 0-2 gradë C, duke bërë që të kemi edhe problematikë sa i takon ngricave në akset rrugore. Pra pritet që të kemi një mot të kthjellët por me temperatura shumë të ulta duke sjellë edhe problematika më ngricat në akset rurale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy