Nën akuzë për pastrim parash, SPAK i konfiskon qindra-mijëra euro pasuri

Nën akuzë për pastrim parash, SPAK i konfiskon qindra-mijëra euro pasuri

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të konfiskojë pasuritë e të dënuarve Astrit Beqiri dhe Dhimitri Shkodrani. SPAK ka kërkuar 21 vite burg në total për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodrani.

Më konkretisht, organi i akuzës kërkoi 11 vite burg për Beqirin dhe 10 vite burg për Shkodranin. Të sipërpërmendurit akuzoheshin nga Prokuroria e Posaçme, për pastrim parash dhe grup kriminal. Të arrestuarve iu ul 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Beqiri dhe Shkodrani ishin pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Këtyre personave u është konfiskuar:

Një pulari “Rens 2015 SHPK”

“Volksëagen Golf

Furgon Iveco

BMË X5

Benz E Class

Daimler Chrysler

Apartament në Velipojë me vlerë rreth 95 mijë euro.

Apartament në Velipojë, me vlerë rreth 95 mijë euro.

Apartament në Velipojë me vlerë rreth 93 mijë euro.

173 500 euro dhe 8 milion e 629 mijë lekë të gjendura cash në shtëpinë e Astrit Beqirit.

Po ashtu u konfiskuar edhe një ndërtesë 4 katëshe me pishinë e ndodhur në Shkodër si dhe një mjet tip “JEEP”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy