Shpërndante heroinë në zonën e Alliasit, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Shpërndante heroinë në zonën e Alliasit, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar me iniciale E. Dh., pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë doza heroine në zonën e Alliasit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi: Tiranë/Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shpërndarjes së lëndës narkotike heroinë, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari që shpërndante dozat e heroinës, në zonën e Alliasit. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kontrolleve, në Allias, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 45-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy