Një rrjet prostitucioni është goditur nga autoritetet greke në Athinë. Në pranga janë vënë tre persona, dy prej tyre tutorë dhe një klient. Sipas raportimit të bërë në mediat greke, aktiviteti i paligjshëm drejtohej nga një 31-vjeçare shqiptare, e quajtur Lorela K. Kjo e fundit, thuhet se krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti.
Tutori tjetër është një 34-vjeçar shqiptar, shok i Lorela K., i cili kishte rënë në kontakt gjithashtu me të miturën 15-vjeçare dhe një shoqe të saj 17 vjeçe në Prill të vitit 2023, duke ju gjetur klientë për takime seksuale. Ai i fotografonte vajzat e mitura, dhe fotot i publikonte më pas në një faqe interneti, përmes të cilës ishin organizuar të paktën 10 takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.
Personi i tretë i arrestuar është një klient 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat e mitura në periudhën Korrik-Gusht 2023 në shtëpinë e tij. Për këtë, ai i kishte paguar 100 Euro secilën.



