
Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII”.
Viktima është shtetasi E. K., Ai dyshohet se “gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”,- informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



