Aksident tek “Pallati me Shigjeta”, makina përfundon në Lanë

Aksident tek “Pallati me Shigjeta”, makina përfundon në Lanë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka aksidentuar një të moshuar duke përfunduar më pas në lumin Lana.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit. Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy