Përvjetori i 24-të i sulmeve serbe/ Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Përvjetori i 24-të i sulmeve serbe/ Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri Albin Kurti bashkë me disa ministra e deputetë të Vetëvendosjes sot ka bërë homazhe në Prekaz, me rastin e përvjetorit të 24-të të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari.

Pas homazheve Kurti dhe kabineti do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

“Sot me rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharajt në 22 janarin e vitit 1998 erdhëm që të bëjmë homazhe tek varret e tyre dhe njëkohësisht më pas të shikojmë se si janë duke u bërë ndërhyrjet emergjente në Kullën e Jasharajve, si janë duke u bërë ato shtrëngimet fillestare në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet dhe të mbrohet”, tha Kurti.

Ai ka shtuar tutje se është obligim institucional, kombëtarë e shoqëror që “këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptarë në përgjithësi, ta mirëmbajmë sepse është një margaritarë i historisë tonë të lavdishme e njëkohësisht edhe e dhimbshme”, ka përfunduar Kurti.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy