Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, policia vendos mbi 8 mijë gjoba në një javë

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, policia vendos mbi 8 mijë gjoba në një javë

Policia rrugore ka vendosur më shumë se 8 mijë gjoba në javën që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit. Bëhet me dije se 24 persona janë arrestuar dhe proceduar për për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Njoftimi: Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Janë arrestuar dhe proceduar 24 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative. Janë vendosur 120 masa administrative, për xhama të errësuar. Janë vendosur 278 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara. Janë bllokuar 19 automjete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy