Plagosi 28-vjeçarin në këmbë, arrestohet i shumëkërkuari në Shijak

Plagosi 28-vjeçarin në këmbë, arrestohet i shumëkërkuari në Shijak

Një 34-vjeçar është vënë pranga nga policia mëngjesin e sotëm (4 korrik).

Shtetasi Alvaro Jashari ishte shpallur në kërkim pasi më 30 qershor kishte plagosur 28-vjeçarin Enri Isai në Shijak për motive të dobëta.

Jashari ishte dënuar më parë për veprën penale ''Vjedhja me dhunë''.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi: A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë", thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni u finalizua nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy