Një aksident me tre të plagosur është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pranë një pike të furnizimit me karburant.
Nga përplasja e dy automjeteve, përkatësisht tip BMW, me targë AB804CV dhe automjet tip Renault Clio, me targë AA453CV, kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ne vendngjarje ka shkuar me urgjencë grupi i shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës i cili ndërhyri për të nxjerrë drejtuesin e automjetit Renault Clio, Klevant Vasi, i cili u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal për ndihmë mjekësore.
Nga të dhënat paraprake raportohet se personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



