Prezantohen produktet e para të “Shërbimit Satelitor”/ Rama: Kompania hapësinore vuri edhe 8 satelitë, i pamundur korrupsioni

Prezantohen produktet e para të “Shërbimit Satelitor”/ Rama: Kompania hapësinore vuri edhe 8 satelitë, i pamundur korrupsioni

Përpara institucioneve publike u prezantuan sot produktet e para të përftuara nga “Shërbimi Satelitor”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Rama. Kryeministri Edi Rama tha se Kompania Hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 satelitë të tjerë për Shqipërinë për të sjellë imazhe. Rama shtoi se vënia në dispozicion i 8 satelitëve e bën të pamundur korrupsionin, që mund të lidhet me ndërtimet pa leje dhe kultivimin e kanabisit. “Ju kujtohet të gjithëve sesa shumë nënqeshje dhe përqeshje patëm kur lajmëruam futjen në këtë sistem. U desh disa kohë. Pastaj në shtatorin e kaluar firmosëm marrëveshjen për shërbimin satelitori për Republikën e Shqipërisë. Në janar të këtij viti në qendrën hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, SHBA u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë, Albania 1 dhe Albana 2 dhe siç e patë deri në 21 qershor, janë mbledhur imazhe të rëndësishme për 16 mijë e 324 kilometrat katrorë të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh që ka qenë periudha më e bukur për gjelbërimin sepse e keni vënë re që kudo ku kalojmë, ngjyrat e gjelbra janë bërë shumë të theksuara dhe kudo bimësia ka një entuziazëm të madh që se kishim parë prej kohësh si rezultat i shirave të përditshme. Nga ana tjetër, qielli i mbuluar e ka vështirësuar shumë punën e ASIG-ut dhe të atyre që janë përfshirë në këtë proces. Megjithatë falë edhe këmbënguljes gjithmonë e më të mirënjohur të zëvendës kryeministres edhe ofruesit e shërbimit u adaptuan me kërkesën për të shtuar numrin e satelitëve në dispozicion dhe përveç dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 u shtuan dhe 8 satelitë të tjerë nga kompania, pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhe ne ato periudha kohe ku kishte mundësi që të lexohej territori dhe faktikisht sot ne mund të themi që kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevojave të dikastereve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy