Pezullohet nga detyra punonjësja në doganën e Kapshticës/ Kryente regjistrime fiktive në sistemin TIMS

Pezullohet nga detyra punonjësja në doganën e Kapshticës/ Kryente regjistrime fiktive në sistemin TIMS

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare në Korçë pas hetimeve disa mujore që zbuluan se punonjësja kryente regjistrime fiktive në sistemin TIMS.

Bëhet fjalë për ndihmës-kontrolloren në doganën e Kapshticës Fjoralba Zyli që sipas SHÇBA, dyshohet se ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

NJOFTIMI I SHÇBA:

SHÇBA pezullon nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare Korçë të dyshuar për “Shpërdorim detyre"

SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

SHÇBA fton e nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy