
Një 46-vjeçar humbi jetën sot në Lezhë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Sazan Sula mësohet se ka qenë duke peshkuar në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



