Tregtonte bombola të kontrabanduara që përmbanin azot dhe i reklamonte në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Tregtonte bombola të kontrabanduara që përmbanin azot dhe i reklamonte në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar me iniciale A.T pasi tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në dyqanin e tij në rrugën "Tre Dëshmorët".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.

Njoftimi: Tiranë

Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën "Tre Dëshmorët", bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy