
Dalin në dritë detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Rrugën e Kombit.
Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës Tuneli i Kalimashit-Morinë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Sadik Osmani dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.
Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi Sadik Osmani, dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Nesret Osmani, të dy banues në Kosovë.
Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.



