Arrestohet në Tiranë 28-vjeçari nga Shkodra, dyshohet se do shiste armë për grupe kriminale

Arrestohet në Tiranë 28-vjeçari nga Shkodra, dyshohet se do shiste armë për grupe kriminale

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black Market”, duke arrestuar në zonën e Alliasit një 28-vjeçar nga Shkodra, i dyshuar për trafik të armëve të zjarrit.

I arrestuari, shtetasi A. M., 28 vjeç, me precedent penal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër.

 Ai u kap në flagrancë teksa transportonte armë zjarri në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia sekuestroi dy armë zjarri të tipit pistoletë, të cilat dyshohet se do t’iu shiteshin personave të përfshirë në krime kundër jetës dhe pronës.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për kapjen e personave që lëvizin të armatosur dhe përbëjnë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë publike.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy