Lëvizte me kokainë në makinë, arrestohet i riu në Fier

Lëvizte me kokainë në makinë, arrestohet i riu në Fier

“New Start” u kodua një operacion i policisë së Fierit gjatë të cilit u vu në pranga një person, i kapur me kokainë në makinë, të cilën synonte që ta shiste.

 

Si i dyshuar u arrestua Y. E., 26 vjeç, banues në Fier.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që i riu drejtonte, shërbimet e policisë gjetën një sasi prej 81 gramësh lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen.

 

26-vjeçari ka tentuar t’u ikë punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe më pas vënë në pranga.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 3 celularë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy