Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë protestës së Partisë Demokratike, të organizuar më 20 shkurt, mes të cilëve ishin edhe tre të mitur.
Gjykata e Tiranës vlerësoi të ligjshëm arrestin për 9 nga protestuesit e prangosur dhe të paligjshëm për 9 të tjerët.
Në total, nga 18 protestues, 9 arrestime u konsideruan nga gjykata të ligjshme dhe 9 të paligjshme. Arrestimi i ligjshëm u konsiderua edhe për 2 nga 3 të miturit e arrestuar.
Ndaj shumicës së tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa një prej protestuesve është lënë pa asnjë masë sigurie.
Gjatë protestës së të premtes ata dyshohet se hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe u përplasën me policinë.



