Abuzimi i 16-vjeçares nga njerku polic në Përmet/ Pezullohet edhe Shefi i Krimeve, Dhurim Çenko

Abuzimi i 16-vjeçares nga njerku polic në Përmet/ Pezullohet edhe Shefi i Krimeve, Dhurim Çenko

Një ngjarje e rëndë me natyrë abuzimi seksual ndaj një 16-vjeçareje nga njerku i saj, efektiv policie në Përmet, ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar pasoja të menjëhershme në radhët e Policisë së Shtetit.

Në lidhje me këtë skandal, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, për shkelje të rëndë disiplinore, sipas Ligjit Nr.82/2024 “Për Policinë e Shtetit”. Kundër tij është nisur edhe një hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, që do të vazhdojë deri në përfundimin e verifikimeve të plota.

Burime zyrtare të MCN, bëjnë me dije se për të gjithë punonjësit e dyshuar se kanë pasur dijeni apo implikim të drejtpërdrejtë në ngjarje, përfshirë edhe Çenkon, janë njoftuar strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP-së Vlorë-Gjirokastër.

Për këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg pa afat" për Pajtim Baken, efektiv policie dhe koleg i Dhurim Çenkos. 

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe një tjetër punonjës policie, Artur Ago, me detyrë në Komisariatin e Tepelenës, i dyshuar si autor i abuzimit seksual ndaj së miturës.

Ngjarja u bë publike më 18 shtator, kur në rrjetet sociale filluan të qarkullonin mesazhe shantazhuese dhe pretendime për video komprometuese që lidhen me abuzimin. 

Kristian Prifti, 46 vjeç, dhe Isi Pasho, 27 vjeç, akuzohen për shantazh ndaj policit Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video të marrëdhënies së pretenduar me vajzën e mitur, në një emision investigativ.

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra efektivët e përfshirë, ndërsa vajza 16-vjeçare ndodhet aktualisht nën kujdesin e familjes dhe të shërbimeve sociale, me mbështetje të vazhdueshme nga psikologë dhe profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy