Asgjësohet parcela me kanabis në Skrapar, dy të arrestuar

Asgjësohet parcela me kanabis në Skrapar, dy të arrestuar

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 980 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Novaj të Skraparit, duke vënë në pranga dy persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Novaj, Skrapar, kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor antikanabis të koduar “Tomorri”.

Në kuadër të kësaj faze, në territorin e fshatit Novaj, u gjetën të kultivuara 980 bimë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, nëpërmjet djegies.

Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit M. B., 43 vjeç dhe D. L., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Novaj, Skrapar.

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Sh. L., kryetar i fshatit Novaj dhe Q. D., inspektor i shërbimit pyjor të kësaj zone.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy