Tërmeti i sotëm ka shkaktuar qindra të plagosur. Sipas të dhënave që vijnë nga Qendra e Traumës, 183 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore. 25 prej tyre janë të shtruar. Tre i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Të lënduarit që i janë nënshtruar operacionit kanë fraktura të rënda në kokë dhe gjymtyrë. Sipas mjekëve, orët në vijim janë vendimtare për jetën e tyre.



