
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e administratorit të njësisë Kallmet ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se Besnik Simoni ka qenë në makinë bashkë me një person tjetër.
Simonit i është zënë pritë dhe është qëlluar me një breshëri plumbash. Nga informacionet e deri më tanishme personi tjetër nuk është lënduar.
Sipas njoftimit të policisë autori i dyshuar i kësaj plagosjeje i cili ende nuk është arrestuar është Altin Marku.
Simoni ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.



