Dy shqiptarë në pranga për vrasjen e pronarit të një lokali në Ulqin

Dy shqiptarë në pranga për vrasjen e pronarit të një lokali në Ulqin

Dy shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Malit të Zi pasi dyshohen si persona që kanë kryer një vrasje me 4 korrik të këtij viti në Ulqin. Vincenc Pirolli, 34 vjeç, dhe Dorjan Lala, 35 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë të vrasjes së shtetasit malazez nga Ulqini Momçillo Gjurishić (Momčilo Djurišić). 

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviç në konferencën për media u shpreh se: "Zyrtarët e Sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit në Mal të Zi kanë kallëzëuar penalisht ndaj dy shtetasit shqiptar Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, të cilët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se: "gjatë hetimit janë dokumentuar prova të mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, si dje është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre. Shtetasit shqiptarë ndodhen në arrati".

Sipas së përditshmes Vijesti, në Mal të Zi, dyshohet se këta shtetas kanë kryer vrasje me qëllim gjakmarrjen. Në bazë të të dhënave, dy shtetasit shqiptar në territorin e Malit të Zi janë futur ilegalisht dhe se po të njëjtën ditë që është kryer vrasja janë larguar në drejtim të Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar Sukobine-Muriqan. Boshkoviq në konferencën për shtyp ka thënë se të gjitha të dhënat e grumbulluara kanë kryer në bashkëpunim me kolegët nga Shqipëria. Për çka edhe i ka falenderuar ata. Vrasja e 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiq dyshohet se ka ardhur si pasojë e vrasjes së kryer në mars të 2017, kur djali i tij Savo Gjurishiq vret me armë zjarri shtetasin nga Kosova Beqë Likaj 53 vjeç. Momçillo Gjurishiq është gjetur i vdekur në lokalin e tij në Ulqin pasditen e 4 korrikut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy