
Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet në Zvicër, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Njëri prej tyre, 25 vjeçari jetonte në një shtëpi pushimi pranë Thunit, ku u pikas dhe u ndalua së bashku me bashkëkombësin e tij, të cilët paraqiteshin si turistë.
Të rinjtë shqiptare, dyshohet se janë pjesë e të njëjtit rrjet të trafikut të drogës, ndërsa nuk dihet burimi i heroinës që ata tregtonin në rrugët e Zvicrës. Sipas mediave zvicerane, një prej tyre ka rezultuar edhe vetë përdorues i lëndëve narkotike.
Të ardhurat nga shitja e drogës vlerësohen se kanë arritur 17 mijë franga, ndërsa njërit prej tyre iu konfiskuan 3 mijë franga. Avokatët mbrojtës të dy të rinjve kanë kërkuar kërkuar procedurë të shkurtuar për ta.
25-vjeçari u dënua me 30 muaj, ndërsa për të riun tjetër 26 muaj. Gjithashtu, fakti që të dy ishin në një nivel më të ulët në hierarkinë e trafikut të drogës, bëri që të përfitonin ulje të dënimi, gjë e cila u konvertua në periudhë prove për dy vjet.



