
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për pesë personat të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 15-vjeçarje në muajin maj të këtij viti.
Hetimet janë mbyllur për Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 44 vjeç vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe i mituri A.Gj 17 vjeç.
Ndaj këtyre shtetasve të cilët vijojnë të jenë me masen e sigurisë "Arrest në burg" është ngritur akuza "Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" e kryer në bashkëpunim.
Gjatë hetimeve organi i akuzës ka provuar se 5 burrat kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, ndërsa vetë të akuzuarit e kanë mohuar në vazhdimësi akuzën e ngritur ndaj tyre.
Seanca gjyqësore paraprake për kalimin e çështjes për gjykim është vendosur të zhvillohet brenda këtij muaji.
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendonte se përmes shantazhit është përdhuan me dhunë nga 5 personat.
Personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas ju ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.
Përmes video dhe fotove pesë personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.
Kjo ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës, tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.



