Theu masën e sigurisë dhe qarkulloi përsëri me armë zjarri me vete, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Theu masën e sigurisë dhe qarkulloi përsëri me armë zjarri me vete, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçarin Artan Hameti pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkulloi përsëri me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit.   

Njoftimi i plotë: Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Broke”.

Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkulloi përsëri me armë zjarri me vete, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte në qytet, armë zjarri në motomjet, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Broke”. 

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. H., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit.   

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2021, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy