
Para gjykatës së Elbasanit, këtë të shtunë u njoh me masën e sigurisë presonale, 20-vjeçarja nga kosova, e dashura e Nuredin Dumanit. Kjo e fundit ka dëshmuar në gjykatë si nisi historia me Dumanin, nga prezantimi i tij dhe prezantimi me familjen e saj.
“Ai është prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe tha se ishte nga Tirana dhe në Kosovë ndodhej për punë. Më ka treguar një letër njoftim apo kartë identiteti, ku emri ishte vërtetë Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Letër njoftimi nuk e di kujt shteti i përkiste, por që nuk ishte i Kosovës dhe i Shqipërisë. Pasi kaloi afro 1 muaj gjysmë që nga dita që u njohëm dhe që takoheshin shpesh, thuajse çdo ditë, Arviti kërkoi që lidhja të bëhej serioze dhe donte të takonte prindërit e mi. I kam prezantuar, dhe Arvitti kërkoi të nisnim bashkëjetesën në një banesë me qira në Gjilan. Arviti na tha se familjen e tij e kishte në Francë dhe për këtë arsye nuk mund ta takonte. Kur nisëm bashkëjetesën, vura se se mbante armë zjarri me vete, gjithmonë arma ka qenë e njëjtë. Ishte e zezë dhe kur dilnin ai e mbante në brez, e kur vinin në shtëpi e linte në dhomë. E kam pyetur përse e mbante armën, por ai gjithmonë më thoshte: ‘Ti je e re dhe nuk ke përse t’i dish disa gjëra’”, ka dëshmuar 20-vjeçarja.
Dëshmia e saj ka bindur Gjykatën e Elbasanit dhe të cakttojë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndaj 20-vjeçares. Këtë të shtunë, gjykata dha masën “Arrest me burg” për shokun e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj.



