Theu masën “Arrest shtëpie” dhe vodhi 8 kompjutera në një gjimnaz, arrestohet 25-vjeçari

Theu masën “Arrest shtëpie” dhe vodhi 8 kompjutera në një gjimnaz, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve, për të kryer një vjedhje në gjimnaz dhe një vjedhje në banesë.

Si rezultat i megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve, të kryer më datë 05.12.2023, në gjimnazin e fshatit Gruemirë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe.

Nga verifikimet rezultoi se 25-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për të kryer vjedhjen e 8 pajisjeve kompjuterike në këtë gjimnaz, si dhe për të vjedhur më datë 23.01.2024, instalime elektrike dhe pajisje në banesën e shtetasit I. A., në fshatin Grudë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale shtesë për shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. M., për të kryer vjedhjen në gjimnazin e këtij fshati.

Aktualisht, shtetasi P. K. është në IEVP Lezhë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy