Hynte në Shqipëri me kanabis në makinë, arrestohet një person në Morinë

Hynte në Shqipëri me kanabis në makinë, arrestohet një person në Morinë

Një person i cili kishte fshehur një sasi kanabisi në makinë, është vënë në prangat e policisë kufitare të Morinës. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. M.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.    

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kosovë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy