Ndërhyrja e policisë shuan konfliktin mes dy familjeve në Tiranë, dy të arrestuar

Ndërhyrja e policisë shuan konfliktin mes dy familjeve në Tiranë, dy të arrestuar

Policia e Tiranës thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me sende të forta, mes dy familjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Nuçi Naçi”, kishte konflikt, me sende të forta, mes dy familjeve, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

22-vjeçari S. J., dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.

A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy