Shqiptarët e Luginës kundër diskriminimit nga Beogradi: Të shtypur po, të nënshtruar jo!

Shqiptarët e Luginës kundër diskriminimit nga Beogradi: Të shtypur po, të nënshtruar jo!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot po protestojnë në Bujanoc.

Me kërkesat për identitet e dinjitet, ata kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar libra shqip dhe të drejta që iu takojnë.

“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, janë disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.

Protestuesve u është bashkuar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Deputeti Kamberi ka thënë se diskriminimi si dukuri është i ndaluar për shoqëritë demokratike, siç ka thënë ai, sidomos për një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. 

Ai ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve. 

Kamberi ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve. “Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Kamberi. 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu, ka thënë se nga 24 komunitete që jetojnë në Serbi, asnjëri si ka sfidat e komunitetit shqiptar. 

Protesta është thirrur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës pas situatës së krijuar rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Në bazë të të dhënave të autoriteteve shqiptare në Luginën e Preshevës, deri më tash janë pasivizuar rreth 6 mijë adresa shqiptarësh.

Në këtë kontekst, kur shqiptarëve u pasivizohet adresa e vendbanimit dhe fshihet nga regjistri civil i shtetit, ai ose ajo nuk mund të marrë letërnjoftim të ri ose pasaportë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy