Shpërthimi me tritol në Burrel, policia jep detajet

Shpërthimi me tritol në Burrel, policia jep detajet

Një shpërthim me tritol ka tronditur mbrëmjen e sotme Burrelin. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen ‘Drita’. Mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete të një biznesmeni, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ndërkohë, përveç mjete të dëmtuara, nga shpërthimi janë thyer xhamat e banesave aty pranë, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Sakaq Policia e Burrelit ka dhene informacionet paraprake lidhur me shperthimin e sotem.

Informacion paraprak
Rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në hyrje të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.

Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy