Një banesë 1 katëshe është përfshirë nga flakët sot në mëngjes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si 9 katëshet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme material.
"Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetësore", njoftoi policia.
Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Nga raportimet paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



