Çuçi për zhduken e Martinaj: Policia do të flasë kur të ketë prova

Çuçi për zhduken e Martinaj: Policia do të flasë kur të ketë prova

Ministri i Brendshëm në Republikën e Shqipëri, Bledi Çuçi, ka deklaruar sot pas prezantimit të programit ‘EU4LEA’; 'Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri’ të financuar nga BE për sigurinë, se policia do të flasë për Ervis Martinajn kur të ketë prova.

Teksa ju përgjigj interesimit të gazetarëve se çfarë po ndodh me hetimet, ministri theksoi se policia nuk mund të flasë pa pasur prova.

Ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.

Nuk ka dyshim se eliminimi i Ervis Martinajt nga skena e botës së krimit të organizuar në Shqipëri, është një prej ngjarjeve më të bujshme të kronikës, në dekadën e fundit.

I njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, Ervis Martinaj është zhdukur prej 40 ditësh. Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy