Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se ka goditur një tjetër rast të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.
Bëhet e ditur se në pranga ka rënë shtetasi A. D., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, evidentohet dhe goditet 1 tjetër rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.
Shkon në 45, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:
- A. D., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



