
Policia e Korçës ka arrestuar një 29-vjeçar me iniciale K.T pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare.
Në prani të prindërve dhe psikologëve 12-vjeçarja ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.



